Rreth Nesh

Klubi i Tenisit Prishtina (OJQ) është klubi më i madh në Kosovë dhe momentalisht ka më shumë se 200 antarë të ndarë në shumë grupmosha.
Klubi është formuar në vitin 1985 dhe është pjesë e Federatës së Tenisit të Kosovës nga viti 1996.
Tennis Prishtina ka dy fusha me sipërfaqe akrilike, drita për lojë natën, makinën për gjuajtjen e topave, makinen për shpanung (për vurjen e fijeve në reketa) dhe një numër të madh të paisjeve për tenis. Shkolla e Tenisit punon në kuadër të klubit dhe ka disa trainerë të licencuar ndërkombëtarisht me liçencën USPTR (United States Professional Tennis Registry) dhe ITF (International Tennis Federation). Orët e tenisit mbahen në mënyrë individuale dhe grupore.

Orët grupore mbahen pasdite duke filluar nga ora 1700, 1800 dhe 1900 ndërsa të Shtunën mbahen edhe paradite.

Aktivitetet

Klubi i jonë realizon aktivitetet më të shumta në Federatën e tenisit gjatë një viti. Duke filluar nga 1985, KT Prishtina ka organizuar me qindra turne për të gjitha grupmoshat, kurse të panumërta për tennis duke filluar nga moshat më të reja e deri te ato më të vjetrat, orë te panumerta tenisi për persona me aftesi të kufizuara, fëmijët bonjak dhe femijëet të prekur me Down Sindrom. Turnetë më të njohur që organizohen nga klubi janë:  “Prishtina Open”, për të gjitha kategoritë, “Prishtina Ladies Open”, “Raiffeisen Managers Cup”, “Doubles Championships”, “Prishtina Juniors Open,  etj.