Lajmet

Prishtina kampione në ligën 2016

Tenistët e klubit të tenisit Prishtina u shpallën kampiona ekipor të Kosovës në tenis. Ata në finalen e madhe e mposhtën ekipin e Prizrenit me rezultat të përgjithshëm 3-0. Fitorja e Prishtinës ishte më shumë se e merituar pasi në mesin e tyre ishin lojtarët me shumë eksperiencë të cilët mbizotëruan në qastet vendimtare ndaj tenistëve shumë të mirë por të papërvojë të Prizrenit. 


Sfidën finale e hapën dy tenistët më të mirë të të dyja klubeve që njëkohësisht janë edhe tenistët e përfaqësues së Kosovës në Davis Cup. Në njërën anë ishte tenisti më i mirë i Kosovës, Granit Bajraliu ndërsa në anën tjetër prizrenasi 19 vjeqar, Meldin Mustafi.

 
Seti i parë ishte shumë i barabartë. Mustafi kishte set top por nuk arriti të e shfyrtëzoi dhe në tie-break erdhi në shprehje eksperienca e Bajraliut që e fitoi setin e parë 7:6. Seti i dytë përfundoi me rezultat 6:3 në të mirë të Bajraliut. Pas kësaj fitore Prishtina ishte në epërsi me rezultat 1-0.


Takimi i dytë solli përballje të ish-tenistit më të mirë të Kosovës, Gurash Hasanit dhe tenistit nga Zvicra, Patrick Etienne që e përfaqëson klubin Prishtina. Hasani me shërbime të forta dhe goditje precize e fitoi setin e parë bindshëm 6:0. Por, mungesa e përgaditjës fizike e Hasanit, bëri që tenisti prishtinas të e kthej rezultatin dhe me fitore në dy setat në vazhdim ia solli Prishtinës pikën e dytë që ishin vetëm edhe një fitore larg titullit.

 
Takimi i tretë ishte më interesanti i kësaj finale. U përballën Osman Reçica dhe talenti 16 vjeqar prizrenas, Muhamed Zulji. Seti i parë pati disa kthime në rezultat por i riu Zuji arriti të e fitoi 6:4. Edhe në setin e dytë dukej se Zulji do të arrinte tek fitorja pasi që ishte në avantazh 5:4 por tenisti prishtinas, Reçica me lojë të mirë dhe me eksperiencë më të madhe se kundërshtari arriti të e rikthej rezultatin dhe të e marr setin e dytë 7:5. Në setin e tretë dhe vendimtar Reçica dominoi dhe e përbylli me rezultat 6:3 duke e sjellur fitorën vendimtare për rezultatin përfundimtar 3-0 në të mirë të Prishtinës dhe titullin e kampionit për ekipin nga Prishtina. 
Prishtina erdhi tek titulli pas dominimit trevjeqar rresht të Prizrenit në këtë garë. Tani më Prishtina ka tre tituj të kampionit gjersa Prizreni i ka katër. Ishin përballjet e këtyre dy ekipeve më të mira të Kosovës që e shkruan historinë e kampionateve ekipore të Kosovës pas shpalles së pavarësisë së Kosovës. 
Kupën për ekipin fitues e ndau Kryetari i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës, Mejdi Rexhepi.

Rezultatet individuale
Granit Bajraliu vs Meldin Mustafi 7:6(1), 6:3
Patrick Etienne vs Gurash Hasani 0:6, 6:2, 6:3
Osman Reçica vs Muhamed Zulji 4:6, 7:5, 6:3

Comments