Lajmet

Perfundoi Prishtina Open 2016

Të Dielen me 17 korrik përfundoi edicioni i 24 i turneut Prishtina Open 2016. Ndeshja finale në konkurencën e seniorëve meshkuj u zhvillua ndërmjet kampionit aktual nga KT Prishtina, Granit Bajraliut dhe tenistit të dytë kosovar nga Prizreni, Burim Bytyqi.

Me të filluar meqi të Dielën në orën 19 u pa një dominimi madh i Granitit ndaj Burimit. Ky i pari levizte më mirë, goditjet i kishte shumë të forta por edhe nuk bënte gabime vetanake. Ne anën tjetër, Burimi bënte më shumë gabime, nuk levizte mirë dhe luante vetëm lojë defanzive. Pas më pak se 1 orë, Graniti mundi kundershtarin e tij në finalën më të shkurtë ndonjëherë në Kosovë, në edicionin e 24 të Prishtina Open me rezultat 6:1 dhe 6:0. Ky është njëashtu rezultati me dallimin më të madh në ndonjë finale në historinë e këtij turneu që për herë të parë u mbajt në Gërmi në vitin 1992.

Pas finalës, organizatorët Arben Islami me Bajram Ibrahimin u shpërndanë fituesve të kategorive tjera nga një kupë, respektivisht medalje bashkë me diplome / mirënjohje. Në krahasim me edicionet tjera ku mbaheshin më shumë se 10 kategori, ky tyrne u mbajt në vetëm 7 sosh: juniorët meshkuj dhe femra U-12, U-14, U-18 dhe seniorët meshkuj. Fituesit e kategorive tjera te juniorët meshkuj janë: U-12 Bleron Ukehaxhaj U-14 Diell Mehmeti, U-18 Meldin Mustafi. Te femrat në U-12 Aja Broqi, U-14 Blearta Ukehaxhaj dhe U-18 prap Blearta Ukehaxhaj.

Turneu u organizua nga Klubi më i madh në Kosovë, Klubi i Tenisit Prishtina në Breg të Diellit, i cili u zhvillua për 10 ditë rresht. Në të morrën pjesë rreth 100 tenistë nga e gjithë Kosova dhe disa nga diaspora. Turneun në këtë edicion e kanë përkrahur firmat SUPER BAST dhe MJESHTRI nga Prishtina.

Comments