Lajmet

Eksperienca e Kosovës në Fed Kup 2016

Nga data 11-17 në terrenet e tenisit në Ulqin është mbajtur edicioni i ligës botërore të tenisit ekipor femror. Pasi në fund të vitit 2015 Kosova u pranua me të drejta të plota në organizatën më të madhe të tenisit në botë, ITF (International Tennis Federation), në fillim të vitit 2016 u inkuadrua në Davis Cup dhe Fed Cup.  Davis Cup ka të bëj me ligën e shteteve në tenisin ekipor të meshkujve kështu që në Mars të këtij viti, edhe Kosova morri pjesë aty në grupin e tretë.

Pasi Kosova hyri edhe në Fed Cup, ekipi i jone si fillestarë u inkuadrua në grupin e fundit, të tretin, bashkë me shtetet Europiane dhe Afrikane. Qëllimi është që të fitohen të gjitha meqet e një grupi, për të shkuar përpara në grupin e dytë (vitin e ardhshëm). Nga 17 shtete pjesmarrëse në grupin të tretë që u mbajt në Ulqin, një ditë përpara me anë të shortit, 17 vendet u ndanë 4 grupe. Kosovës i ra të luaj në grup me Norvegjinë, Malin e Zi, Marokon, dhe Mozambikun. Faktikisht, Kosovës i ra shorti me i vështirë pasi 2 shtetet më të forta në këtë edicion, Mali i Zi dhe Norvegjia ishin bashkë me ne.  Mali i Zi e kishte lojtaren e 60-të në botë ndërsa Norvegjia lojtaren e 200-të, përkatesisht të 300-të në botë. Kriteri i kualitetit të ekipit varej nga pozita e tenistës së atij shteti në ATP listën botërore.

Takimi i parë i Kosovës ishte me atë të Malit të Zi ku tenistja jonë më e mirë, Arlinda Rushit, e cila luante si tenistja numer 2, e zhvilloi maqin e parë të Fed Cupit 2016. Kosova ne vazhdim zhvilloi këto rezultate:

Kosova vs. Mali i zi  0:3 (në meqe, 2 teke dhe një në çifte)

Kosova vs. Norvegjia 0:3

Kosova vs. Maroko 1:2 (meqi i parë i fituar në histori të Fed Cupit nga Arlinda Rushiti 6:2 dhe 6:1)

Kosova vs. Mozambiku 3:0

Kosova vs. Islanda 2:1

Nga takimi i tretë kundër Marokos, Kosova filloi të këndellet dhe të përshtatet më shumë në meqe dhe atmosferë. Kapiteni i ekipit, kampioni  i dikurshëm i Kosovës Arben Islami, para takimit të tretë kundër Marokos u mbajti instrukcione më të gjata lojatereve, të cilat kishin kaluar dy ditët e para me stres para kundërshtareve shumë të mira.

Që nga dita e katërt kundër Mozambikut, ekipi i Kosovës ishte më i relaksuar dhe i gatshëm tu bëj ballë meqeve të vështira në terrene të dheut. Kosova atë ditë mundi me lehtësi ekipin Mozambikas 3:0 me meqe duke fituar vetëbesim të madh.

Në takimin e rradhës kundër Islandës, Arben Islami kishte të veshtirë të vendosë për renditjen e tenisteve të Kosovës kundër atyre të Islandës andaj për të mos rrezikuar, e futi Arlindën si teniste numër 2, që ajo të luante me të dytën e Islandës. Rregulli ishte që tenistja e caktuar si numër 2 nga kapiteni, e luante meqin e parë. Meqi ishte shumë i lehtë andaj Arlinda fitoi me rezultat 6:0 dhe 6:0 kundër Anna Sophia Gronnholm. Meqin e dytë Edita Raca humbi ngusht nga tenistja Hera Bjorn me rezultat 2:6, 7:6 dhe 6:2. Meqi final në çifte përfundoi 6:3 dhe 6:4 në të mirën e Kosovës.

Kosova në paraqitjen e parë historike është shumë e kënaqur me fitoren kundër dy shteteve, Mozambikut dhe Islandes, si dhe të një fitorës në meq kundër Marokos.

Selektori i Fed Cup-it Kosovar, Arben Islami, shpreson që në vitin e ardhshëm do të jemi edhe më të pregaditur me formacion më të fortë. 

Comments