Aktivitetet

Prishtina Open 2017

Prej datës 07-15 Korrik 2017, në terrenet e KT Prishtina do të mbahet edicioni i 25-të me rradhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open. Prishtina Open si zakonisht mbahet në shumë kategori

Prej datës 07-15 Korrik 2017, në terrenet e KT Prishtina do të mbahet edicioni i 25-të me rradhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open.
 
Prishtina Open si zakonisht mbahet në shumë kategori kurse edhe këtë vit do të zhvillohet në:
 
1. Seniorët M/F
 
2. Red Orange Green M/F
 
3. Juniorët U-12, U-14, U- 18 M/F
 
4. Veteranët 40+ dhe 55+
 
Turneu do të fillojë të Premten më 7 Korrik në ora 0930 kur edhe do të mbahen kategoritë "Red"
 
Lusim klubet dhe individet që të na informojnë rreth pjesmarrjes së tyre në kategoritë e Red, Orange, Green, Junioreve U-12, U-14, U-18, Seniorët dhe Veteranët.
 
Gjatë javës se parë do të mbahen:
 
Të Premtën me 7 korrik do të zhvillohet kategoria "Red" duke filluar në orën 0930
Të Shtunën me 8 korrik do të mbahet kategoria Orange dhe Green
Të Dielen më 9 korrik do të fillon kategoria e Juniorëve U-12 dhe U-14 (femra dhe meshkuj)
Të Henen do të mbahet kategoria e Juniorëve U-18 dhe Veteranëve.
Javen e dytë do të mbahen të gjitha kategoritë tjera. Se cilat janë në rend do të ju lajmerojmë me kohë.
 
Turneu do të perfundojë të Shtunën me 15 Korrik 2016 me finalen e seniorëve. Gjatë kësaj dite do të bëhet edhe ceremonia përmbyllëse ku fituesit do të shpërblehen me kupa, medale dhe diploma.
 
Pjesmarrja do të jetë:
 
5 EUR për person për të gjitha kategoritë.
 
Për tu regjistruar individualisht ju lusim që atë ta beni duke thirre në numrat: 044 182 219 ose 049 412 541 ose e-mail.
 
Shume suksese!!
 
Tennis Prishtina Team
 
+377 44 182 219
+377 44 186 149
+386 49 412 541
 
tennisnjeri@gmail.com
tennis.njeri.net
fb: tennis prishtina
inst: tennis prishtina

Comments