Aktivitetet

Prishtina Open 2016

Prej datës 07-18 Korrik 2016, në terrenet e KT Prishtina do te mbahet edicioni i 24-të me rradhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open. Turneu i parë i Prishtina Open është mbajtur me 2 Korrik të vitit 1992 dhe

Prej datës 07-18 Korrik 2016, në terrenet e KT Prishtina do te mbahet edicioni i 24-të me rradhë i turneut më të madh në Kosovë, Prishtina Open. 

Turneu i parë i Prishtina Open është mbajtur me 2 Korrik të vitit 1992 dhe prej atëhere është mbajtur çdo vit përveq 1998.

Prishtina Open si zakonisht mbahet në shumë kategori kurse edhe këtë vit do të zhvillohet në: 

1. Meshkujt

2. Junioret Meshkuj U-12, U-14, U- 18

3. Junioret Femra U-12, U-14, U-18

4. Mix 

Turneu do të filloj të Ejtën më 7 Korrik në ora 0930 kur edhe do të mbahen kategoritë U-12 femrat dhe meshkujt.

Lusim klubet dhe individet që të na informojnë rreth pjesmarrjes së tyre në kategoritë e Juniorëve U-12, U-14, U-16, U-18 si dhe Seniorët. 

 

Gjatë javës se parë do të mbahen:


Të Ejten me 7 korrik do të zhvillohet kategoria e Junioreve (femrat dhe meshkujt) -12, çdo ditë duke filluar në orën 0930
Të Premten me 8 korrik do të mbahet kategoria e Juniorëve (femrat dhe meshkujt) -14
Të Shtunen më 9 korrik do të fillon kategoria e Juniorëve U-16 (femra dhe meshkuj)
Të Dielen do të mbahet kategoria e Juniorëve U-18 . 

Javen e dytë do të mbahen të gjitha kategoritë tjera. Se cilat janë në rend do të ju lajmerojmë me kohë. 

Turneu do të perfundoj të Shtunën me 18 Korrik 2016 me finalen e seniorëve. Gjatë kësaj dite do të bëhet edhe ceremonia përmbyllëse ku fituesit do të shpërblehen me kupa, medale dhe diploma. 

 

Pjesmarrja do të jetë:

5 EUR për person për të gjitha kategoritë

Për tu regjistruar individualisht ju lusim që ate ta bëni duke thirre në numrat: 044 186 149 ose 044 205 236


Shume suksese!!

Tennis Prishtina

+377 44 182 219

+377 44 186 149

+377 44 205 236

tennisnjeri@gmail.com

tennis.njeri.net

fb: tennis prishtina

Comments